Bagëti e Bujqësia, Lulet e verës, vjersha të tjera

Autori:  Naim Frashëri

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: DITURIA (2001)
  • Botuar në: 2001
  • ISBN 99927-47-33-1

 

Veprat kryesore të lirikës së Naimit janë poemat Bagëti e Bujqësia dhe Dëshirë e vërtetë e shqiptarëve, përmbledhjet Lulet e verës, Parajsa dhe fjala fluturake, si dhe disa vjersha për shkollat. Në këto krijime, Naimin e gjejmë një poet me ndjeshmëri të lartë, me hove lirike të fuqishme, me një stil të mahnitshëm letrar. Në thelb të lirikës së tij qëndron njeriu i asaj kohe me një kompleksitet ndjenjash e mendimesh, me vrulle të papërmbajtura patriotike dhe ndonjëherë me rënie shpirtërore për jetën personale, i etur për dituri e përparim dhe i trazuar nga ndjenja e paragjykime mistike, me dashuri të sinqertë e të pastër për njerinë dhe me shpresë se do të arrihet mirëkuptimi dhe harmonia shoqërore, i dhënë në dashuri, por i paçliruar prej patetikës platonike, adhurues i natyrës e i fshatarit, himnizues i trimërisë e i atdhedashurisë.